Ambasada amerikane në Prishtinë ka ftuar të gjithë shtetasit amerikanë që banojnë në Kosovë të marrin pjesë në një takim publik të organizuar nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati.
Takimi do të mbahet të premten, më 12 dhjetor 2025, nga ora 14:00 deri në 15:00 në ambientet e Ambasadës.
Për më shumë detaje dhe për t’u regjistruar, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të ambasadës dhe të konfirmojnë pjesëmarrjen deri më 5 dhjetor 2025.




