Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se e priti me kënaqësi në ekipin e tij Ekspertin e Sigurisë dhe Juristin, Dardan Krasniqi.
Krasniqi ka qenë ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe është kunati i nënkryetares së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
Haradinaj shkruan se Krasniqi vjen në AAK me një përvojë politike dhe aktivitet 25-vjeçar, si i ri ishte luftëtar i tri luftërave çlirimtare, UÇK-së, UÇPMB-së dhe i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ku ishte i dalluar për guximin dhe aftësinë organizative.





