Në ditëlindjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se Ukë Rugova do të jetë pjesë e listës zgjedhore të këtij subjekti politik.
Ai tha se gjatë vizitës në familjen Rugova, e zyrtarizoi përfshirjen e Ukës në garën e radhës, e të cilit i uroi edhe mbarësi.
Tutje, Abdixhiku pati disa fjalë edhe për presidentin historik i cili sot do ta festonte ditëlindjen e tij të 81-të.Ai tha se drita e Rugovës nuk fiket, historia e tij nuk harrohet e rruga e tij nuk tjetërsohet.




