Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas policisë, dyshohet se 15 vjeçari ka konsumuar fotoksinë, ndërsa kur u dërgua me urgjencë nga spitali Rajonal i Elbasanit drejt QSUT-së, ai humbi jetën.
“Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fotoksinë. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për vlerësim“ – thuhet në njoftimin e policisë.




