Erion Veliaj del për herë të dytë nga burgu, i pranishëm në seancën paraprake në GJKKO
Sot mbahet seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliaj dhe 29 personave të tjerë të pandehur.
Erion Veliaj ka lënë qelinë dhe është i pranishëm në seancë.
Në një seancë të mëparshme avokatët e kryebashkiakut kërkuan që ai të ketë mundësi t’i lexojë në paraburgim të gjitha fashikujt e SPAK.
Ndërkohë që gjatë javës së kaluar avokatët e tij dorëzuan kërkesë në Kushtetuese për shfuqizimin e masës ‘arrest me burg’ ndaj Veliajt, mbasi ata e konsiderojnë si antikushtetues.




