Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili me bashkëpunëtor priti në takim Ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Republikën e Kosovës, Sh. T. Ragnar Almqvist.
Gjatë diskutimit, Guvernatori Ismaili e njoftoi Ambasadorin Almqvist për zhvillimet kryesore dhe reformat në sektorin financiar, avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative, duke theksuar stabilitetin dhe performancën e mirë të sektorit financiar. U veçuan nismat ligjore në sektorin financiar dhe aktivitetet që lidhen me gjithëpërfshirjen financiare dhe qasjen në financa dhe edukimi financiar.
Në hyrje të takimit, Guvernatori Ismaili e informoi Ambasadorit irlandez mbi organizimin, funksionimin dhe fushëveprimin e BQK-së si institucion i pavarur kushtetues, kapacitetet institucionale, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet financiare ndërkombëtare.
Më pas, ai e përditësoi Almqvist me arritjet kryesore të Kosovës në vitet e fundit si dhe avancimin në integrimin financiar përmes SEPA dhe projektit TIPS Clone, duke e afruar vendin më pranë infrastrukturës financiare evropiane.




