Anëtarja e LDK – së dhe Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi, ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në raport me krijimin e institucioneve dhe me qeverisjen e kryeqytetit.
Ajo ka thënë se Vetëvendosje e ka bllokadën mënyrë të funksionimit dhe operon me të si koncept politik.
Halimi gjithashtu konstatoi se mënyra e funksionimit të VV-së është e rrezikshme për periudha afatgjate, duke komentuar tutje edhe ngërçin institucional në nivel qendror.
Ajo shtoi se kjo parti lindi nga krizat dhe lideri i saj Albin Kurti karakterizohet nga kriza.




