Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ish-Presidentin, Ibrahim Rugova, në 81 vjetorin e tij të lindjes.
Ai ka thënë se me Rugovën kishin bashkëpunuar në vitet e para të lirisë, pikërisht atëherë kur kishte sfida e tema me rëndësi nacionale dhe bashkë arritën t’i zhdukin ndasitë e theksuara që ishin brenda vendit.
Haradinaj shton se kujton idetë, qëndrimet, por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohej me drejtësinë ndërkombëtare.





