Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar zhvillimet e fundit që po ndodhin në Këshill Prokurorial të Kosovës e për cka ka thënë se prej KPK prej kohësh është e kapur nga grupet e interesit që nuk kanë prioritet përmirësimin e sistemit prokurorial por mbrojtjen e interesave të tyre dhe individëve jashtë Këshillit.
Ajo thotë se ky është një realitet i hidhur, por i pamohueshëm dhe se reforma në KPK pritet të jetësohet në janar 2026, një hap i domosdoshëm për rikthimin e integritetit në institucion.
Haxhiu shkruan mes tjerash edhe për reformat në drejtësi, ku tha se synimi i atyre reformave është i qartë por disa anëtarëve të KPK-së i’u ka penguar që nga dita e parë dhe e kanë përdorur çdo mjet të mundshëm për ta bllokuar, por sipas saj, nuk ia dolën dhe nuk do t’ia dalin, sepse drejtësia dhe interesi publik nuk mund të ndalen nga grupe të izoluara interesi.





