Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres, kanë përcjellë me shqetësim veprimet e kundërligjshme dhe abuzuese të një pjese të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, shumicën prej të cilëve mandati u skadon në muajin e ardhshëm.
Këto OJQ thonë se përmes vendimeve të kundërligjshme, në ditët e fundit të mandatit të tyre, anëtarët e KPK-së synojnë haptazi sabotimin e reformës në këtë institucion dhe përmbysjen e vullnetit të 74 prokurorëve, të cilët votuan për përfaqësuesin e tyre në KPK.
Në komunikatë tutje thuhet se tentativat për të komprometuar procesin transparent që u zhvillua, përmes pretendimeve për presion, të padokumentuara nga institucionet e ndjekjes, janë përpjekje të pabazuara dhe jo etike për të shkelur vullnetin e prokurorëve të cilët votuan pro përfaqësueses së tyre të KPK.
.




