💓Rritja e temperaturës është një shenjë që tregon se organizmi i fëmijës ka aktivizuar mekanizmat mbrojtës ndaj viruseve dhe bakterive por edhe të çdo lloj inflamacioni tjetër.
🔸Temperatura normale e trupit është nga 36-37 °C,
Do të konsiderohet si gjendje me temperaturë nëse fëmija vazhdon të ketë temperaturë më të lartë se 37° C, për 24 orë duke paraqitur edhe simptoma të tjera virale.
Nevojitet të:
• Matni menjëherë temperaturën.
Duhet të dini se poshtë 38°C nuk konsiderohet si një temperaturë e lartë, por mund të ketë tendencë të ngrihet.
💓Vëzhgojeni!.
• Ndihmojeni me dhënien e lëngjeve nga goja, kompresat lokale!
Nuk duhet të alarmoheni;
• Vishni apo mbuloni lehtë fëmijën duke përdorur veshje pambuku;
• Mbani shumë të hidratuar; ujë, çaj , trisol, lëng portokalli të freskët.
• Përdorni një sirup për uljen e saj në varësi të moshës së fëmijës. Në përgjithësi përdoret një medikament me bazë Paracetamoli (Takipirina), por nëse ajo nuk vepron mirë, mjeku mund të rekomandojë një me bazë Ibubrofeni.
• Kompresa lokale tek rrëzët e kofshëve,me një napë me ujë në temperaturë ambienti.
🛑Jo uthull, as alkool ❣️
(Shton acidozën në gjak)
• Banjo të trupit ku uji duhet të jetë një gradë më pak se temp e fëmijës
• ajrosni dhomën e fëmijës.
• mos e mbuloni trashë.
• këshillohuni me mjekun tuaj.
🔸Zakonisht normalizohet tre katër ditë pasi fillohet mjekimi.




