Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 25 nëntor miratoi buxhetin për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor, megjithatë deri më sot nuk e kanë marrur ndonjë njoftim nga Ministria e Financave.
Këtë e bëri të ditur Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, pas pyetjes që i’a bëri anëtari i KQZ-së nga PDK, Ilir Gashi, i cili poashtu tha se pa buxhet nuk do të mund të zhvillohej asnjë operacion zgjedhor.




