Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nuk e ka konsideruar “të udhës” një koalicion me PDK-në, sepse aty së pari duhet të ketë reforma.
Siç tha ai Osllo, në një miting zgjedhor në fundjavë, sipas tij, kryetar partie në PDK “është dikush që s’është kryetar”.
“Ju e patë që kot del i pari, kot je më i madh se i dyti dhe i treti së bashku nëse nuk e ke shumicën vetë, meqë automatikisht edhe ata që nuk janë me njëri-tjetrin, kundër teje po bashkohen. Tash kjo nuk është racionale por për fat të keq, jemi në një situatë jo vetëm tani, por që nga viti 2021, që ja shumë inat dhe xhelozi në politikën kosovare, pra nuk po kalon hiç”, ka thënë Kurti.




