Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtetasit të Shqipërisë, N.Sh., për kultivim të 1259 bimëve të llojit kanabis sativa.
Ai dyshohet se bashkë me O.Sh. kanë kultivuar 3 parcela me narkotikë në Panorc të Malishevës, ndërsa ka qenë në arrati që nga koha e kryerjes së veprës penale dhe është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar e më pas është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë.




