Derbi i xhiros së 15-të ishte nën presion, emocion, rivalitet dhe atmosferë të nxehtë, por një njeri e menaxhoi lojën me qetësi dhe autoritet të plotë: gjyqtari Mentor Ajeti .
I deleguar për një nga ndeshjet më të ndërlikuara të Superligës, Ajeti tregoi se kur profesionalizmi takohet me koncentrimin, futbolli fiton.
Vendime të sakta, komunikim i qartë, kontroll i lojës dhe asnjë humbje ritmi në momentet e tensionuara. Një gjykimi pastër, pa polemika të mëdha dhe i vlerësuar nga të dyja palët, diçka që rrallë e shohim në ndeshjet e Superligës.
Kësi gjykimi si i Ajetit në derbi është standardi që Superliga duhet ta ketë në çdo javë dhe në çdo ndeshje.




