Analisti, Arton Muhaxheri, ka komentuar qëndrimet e LVV-së lidhur me anulimin e votimit jashtë përfaqësive diplomatike.
Ai ka renditur disa arsye se pse LVV po i bën reagimet, duke thënë se kjo parti shpresën e vetme e ka tek diaspora.
Muhaxheri shton se qytetarët që jetojnë në Kosovë i kanë parë mashtrimet e mëdha që i ka bërë kjo parti dhe kanë shpresën tek një pjesë e mërgatës që nuk ka ndjekur nga afër zhvillimet dhe se kjo parti po synon përçarjen duke hedhur idenë se partitë tjera kanë frikë apo e urrejnë mërgatën.
Ai gjithashtu thotë se LVV po tenton të përgatitë terrenin e frikës duke e paraqitur situatën kinse “të gjithë janë bashkë kundër LVV-së” dhe i referohet thënies popullore “Tu mundu me ja bo gropën dikujt, bjen vet n’to.”.





