Sot shënohet 81-vjetori i lindjes së ish-presidentit historik Ibrahim Rugova.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani thekson se presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike.
Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike.Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik ka shkruar Osmani.





