Policia në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e dy të dyshuarve për vjedhje.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’ thuhet në njoftimin e Policisë.




