Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha sot se Aleanca ka kërkuar për më shumë se dy vjet që të ketë llogaridhënie për incidentin e armatosur në Banjskë dhe sulmin ndaj personelit të KFOR-it në Zveçan në vitin 2023.
Ai ka përmendur se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i kishte thënë se do të punojë për këtë dhe presin që autoritetet serbe ta luajnë rolin e tyre.
Rutte u tha gazetarëvese NATO po e monitoron nga afër dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.




