Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykemte Bajrami, ka reaguar sërish ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen e energjisë elektrike, duke i akuzuar se janë fshehur dhe nuk kanë guxim të përballen për mashtrimin e ish-deputetit të tyre, Armend Muja.
Ajo thekson se Muja ishte në siklet sot, teksa mundohej të mbronte Qeverinë e VV-së, Vuk Hamoviqin, NOA-n dhe ashtuquajturën “mafi energjetike”.
Bajrami gjithashtu ka renditur zhvillimet kryesore që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Albin Kurtit në sektorin e rrymës, duke thënë se është tërhequr Counter Global, është refuzuar projekti i gazit amerikan dhe nuk është shtuar asnjë MËh energji e ripërtëritshme, pasi të gjitha projektet e Ministrisë së Ekonomisë janë prej pesë vjetësh në procedura.
Ajo shtoi se për të gjitha këto, Vetëvendosje nuk ka pasur asnjë fjalë reagimi.





