Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, po kalon një moment fantastik te Mallorca në La Liga, duke u shndërruar në një nga lojtarët më efikas të kampionatit spanjoll.
Mediumi i njohur spanjoll, “Marca”, ia ka kushtuar një artikull performancës së tij, duke theksuar se Muriqi është kthyer në formën më të mirë dhe po shkëlqen me golat e tij.
Gazeta shkruan se Muriqi aktualisht ka shënuar tetë gola, të barabartë me Robert Leëandoëskin, dhe vetëm Kylian Mbappe me 14 gola është më efikas se ai ndërsa thekson se ky edicion po i buzëqesh sulmuesit prizrenas, i cili po luan një rol kyç te ekipi i Mallorcës.
Edicioni më i mirë i Muriqit te Mallorca mbetet 2022/2023, kur sulmuesi shënoi 15 gola dhe dhuroi tri asistime në 35 ndeshje kampionale.




