Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez, në kuadër të ministerialit SHBA – Karta e Adriatikut (A5).
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit të dy ministrat kanë diskutuar mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive dhe forcave të armatosura.
Në komunikatë theksohet se ministrat shprehën gatishmërinë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive dhe ushtrive, duke vlerësuar se ky bashkëpunim ndihmon në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme në rajon.





