Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave të ambasadorëve në Kosovë që kritikuan moscertifikimin e Listës Serbe, duke thënë se shqetësimi i vërtetë për ta do të duhej të ishte ngulfatja e të drejtës demokratike dhe pjesëmarrjes politike të komunitetit serb nga vet Lista Serbe.
Ai ka përmendur edhe veprimet kriminale dhe sulmet serbe të kryera në veri nga persona që dikur drejtonin këtë parti.
Krasniqi gjithashtu ka thënë se shqetësuese është heshtja e tyre ndaj, siç thotë ai, bllokimit që opozita, bashkë me Listën Serbe, po i bëjnë ushtrimit të së drejtës demokratike të mërgatës për të votuar.




