Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se në listën e saj për deputet përfshihet edhe zyrtari i Lëvizjes Vatra, Elbasan Shabani.
Ky bashkëpunim, sipas AAK-së, synon të nxjerrë në pah çështjet e shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar dhe ndërkombëtar për të drejtat, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e komuniteteve shqiptare në rajon.




