Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa , pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos e certifikojë këtë subjekt për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, i cili në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut e ka quajtur vendimin e KQZ-së “të paligjshëm, joligjor dhe antiserb”.
Ai theksoi se ky është viti i tretë radhazi që Lista Serbe nuk certifikohet në proceset zgjedhore në Kosovë, duke akuzuar autoritetet e Kosovës se po u mohojnë serbëve të drejtën për të përzgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitimë.




