Me datën 2 dhjetor 2025, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e lartë menaxhues, priti në takim delegacionin e EUCOM të përfaqësuar nga Mr. Timothy Faught U. S. DoJ ICITAP Senior Advisor- Liaison, EUCOM SSG Jackson Daab si dhe Kimberly Riffe ICITAP Attaché. Po ashtu, më pas ky delegacion u prit në takim nga drejtorët e Departamentit për Hetime, Shërbime Mbështetëse, Njësive Speciale etj.
Qëllimi i këtyre takimeve ishte diskutimi i zhvillimit të projekteve të cilat i kontribuojnë avancimit profesional të PK-së dhe thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe stafi i lartë menaxhues me këtë rast shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar ndaj Policisë së Kosovës dhe pjestarëve të saj, duke i motivuar në angazhim e mëtejmë profesional.
Në takimet me drejtorët e departamenteve u bisedua më në detaje rreth bashkëpunimit mes EUCOM dhe PK-së.




