Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të mërkurën është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarit për krime lufte në fshatin Osek Hykë të Komunës së Gjakovës, Muharrem Ibraj. Ky gjykim po zhvillohet në mungesë.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ajshe Ferati, të akuzuarit përmes avokates së tij, Sabrije Jashari i është njohur e drejta në paraqitje të kundërshtimeve ndaj provave dhe kërkesës për hudhje të aktakuzës në afat prej 30 ditësh.
Avokatja Jashari deklaroi se heq dorë nga paraqitja e kundërshtimeve dhe kërkesës për hudhje të aktakuzës.
Më pas, seanca kaloi në shqyrtim gjyqësor. Seanca e radhës pritet të mbahet në muajt në vijim.
Ndaj Ibrajt, PSRK ka propozuar që gjykimi të zhvillohet në mungesë pasi që i njëjti nuk ka qenë i arritshëm dhe se gjendet në arrati.




