Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar sot për certifikimin e subjektit politik Nisma, e cila ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas Zyrës për Regjistrimin e Subjekteve Politike dhe Certifikim, Nisma ka dorëzuar listën e nënshkrimeve të mbështetësve, ka paguar taksën e certifikimit dhe nuk ka asnjë gjobë të papaguar nga PZAP apo KQZ.
Rekomandimi u miratua nga anëtarët e KQZ-së me 10 vota për, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së Nismës në procesin zgjedhor.




