Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora po afron dhe tashmë rreth 42 mijë qytetarë kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Regjistrimi mund të bëhet online ose përmes postës, duke dërguar formularin në kutinë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Afati përfundon pas tri ditësh.
Periudha e regjistrimit ka nisur më 26 nëntor, duke i dhënë mundësi qytetarëve jashtë vendit të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në votime.




