Sindikata e Punëtorëve Privat të RTK-së kanë kërkuar legjislaturës në ardhje të Kuvendit të Kosovës që para miratimit të buxhetit nacional, për RTK-në të vendoset rritja 0.7% në përputhje me rritjen vjetore të buxhetit të shtetit, të miratohet ligji i ri që garanton financim të pavarur dhe funksionim normal të institucionit, të fillojë procesi i ndërtimit të objektit të ri të RTK-së, i vonuar prej shumë vitesh.
Ata kanë sjellë në rikujtim që RTK aktualisht është pa Bord, pa Drejtor të Përgjithshëm, pa Kryeredaktor dhe me shumë pozita të mbajtura nga ushtrues detyre




