Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaşh, i uroi mirëseardhjen Shkopit të Artë madhërisë së tij Mbretit Charles III, gjenerallejtënant, Sir Edward Alexander Smyth-Osbourne, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
Gjatë takimit gjeneralët shkëmbyen mendimet për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon më gjërë. Gjenerali Ulutaşh gjithashtu shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e çmuar të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it.





