Anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, është bërë cak i kritikave ditëve të fundit për sulmet e tij të vazhdueshme ndaj mediave, gazetarëve dhe organizatës që mbron të drejtat e tyre.
Zyra e BE-së në Kosovë tha se dënon “sulmin dhe gjuhën e përdorur nga anëtari i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili e etiketoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK si një ‘aleancë grupesh kriminale’ dhe kërkon që praktika të tilla të marrin fund”.
E reagimin e tyre e ka mbështetur edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
“Edhe ne i bashkohemi BE-së në dënimin e sulmeve kundër AGK-së të bëra nga Sami Kurteshi”, shkroi kjo Ambasadë në rrjetet sociale.




