Njazi Thaqi, ish- Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës ka reaguar ndaj akuzave të ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja duke thënë se sa ka qenë në krye të KEK-ut, kjo ndërmarrje ka arritur rekorde, për cka shton edhe se “asnjëherë gjatë kohës sime nuk i është rritur fatura qytetarëve të Kosovës, sepse KEK-u ka prodhuar energji elektrike dhe nuk kemi importuar 800 milionë euro, siç ka ndodhur në këto pesë vite”.
Ai në reagimin e tij, Mujën e ka quajtur sekser të arekditimit të kolegjeve private, dhe që sipas tij të gjitha informacionet që ai i dhanë konferencën për media të mërkurën janë mashtrim i pastër.
Thaqi thotë se LVV i ka stagnuar instalimet e reja për kapacitete prodhimi me qëllim që të rritet importi i energjisë




