Ish-shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini, ka dhënë dorëheqjen nga posti i rektores së Kolegjit të Europës.
Këtë e ka komunikuar vetë Mogherini në një e-mail të dërguar stafit dhe studentëve të shkollës prestigjioze të Bryzhit.
Mogherini, e cila u ndalua të martën së bashku më dy të tjerë si pjesë e një hetimi për mashtrim që përfshinte Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Kolegjin e Evropës, u lirua në orët e para të së mërkurës.




