Kanë përfunduar ndeshjet e mbetura të raundit të 16-të në Kupën e Kosovës, ku 6 ekipe të tjera vazhduan për në raundin tjetër.
Nga ndeshjet e sotme, Dinamo, Vushtrria, Vëllaznimi, Feronikeli 74, Prishtina dhe Liria e siguruan kualifikimin tutje, ku do të përballen me ekipet e tjera që fituan dje.
Kupa e Kosovës viteve të fundit është shndërruar në një kompeticion të rëndësishëm pasi që fituesi i saj shkon në kualifikimet për garat europiane pavarësisht pozitës në tabelën e Superligës.




