Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtori të veçantë me Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, për të diskutuar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.
Në këtë punëtori, u diskutua për procesin përgatitor të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Gjithahtu u diskutuan edhe sfidat që hasen në nivel lokal gjatë fazave të ndryshme të përgatitjes së zgjedhjeve, si dhe mënyrat e adresimit të tyre brenda kuadrit ligjor dhe rregullativ zgjedhor.




