Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i është kundërpërgjigjur atij të Skënderajit, Sami Lushtakut, pasi që ky i fundit tha se Ramiz Lladrovci nuk beson se është PDK por e respekton vendimin e kryesisë së partisë.
Lladrovci ka bërë me dije se do të angazhohet maksimalisht për të rritur votën për Bedri Hamzën në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për të rritur numrin e deputetëve nga Drenasi.
Sa i përket Lushtakut, ai ka thënë se që nga mosha e hershme kurrë nuk ka marrë leje dhe as nuk merr leje për çështjet që i sheh me rëndësi për vendin dhe qytetarët e Drenasit teksa ka shtuar se situata me parafushatën do të ishte më mirë për PDK-në, sikur të pyetej Lushtaku lidhur me kthimin e Fatmir Limajt në PDK, por që Lushtaku po shihet që nuk ka ndikim.




