Kryetari i ri i Skënderajit, Sami Lushtaku, pas ceremonisë së betimit si kryetar është pyetur për qëndrimet e Adriana Matoshit, anëtares së LVV-së drejt djalit të tij Mërgim Lushtakut.
Për Matoshin ai tha se ajo duket sikur kur del nga një shtëpi publike e jo si një deputete që ka përgjegjësi për fjalën që flet me qytetarët dhe mendon se ajo duhet të ketë kujdes se çka flet sepse fjala e saj ka peshë.
Lushtaku u pyet edhe për “rikthimin” e Ramiz Lladrovcit në PDK, për të cilin tha se beson që nuk është PDK por se respekton vendimet e kryetarit dhe kryesisë së partisë.




