Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius këtë të enjte nga Bundestagu është shprehur se një paqe e diktuar në Ukrainë do të ishte katastrofike jo vetëm për Kievin, por edhe për Evropën.
Pistorius theksoi se kjo do të rrezikonte sigurinë e Kontinentit të Vjetër. Ai u bëri thirrje vendeve evropiane të mos e zvogëlojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën.
“Një paqe e diktuar do të ishte katastrofike për Evropën sepse një Ukrainë që është mundur ushtarakisht ose ndoshta në tryezën e negociatave dhe është destabilizuar nga brenda përmes ndikimit rus do të rrezikonte sigurinë e Evropës”, tha ministri.




