Rrjeti i Grave të Kosovës ka dënuar gjuhën e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku që bëri ndaj ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, që tha se “niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike”.
Në reagim thuhet se gjuha seksiste e përdorur është e papranueshme dhe se godet të gjitha gratë që marrin pjesë në jetën publike dhe politike si dhe në të njëjtën kohë vlerësohet se ushqen kulturën e dhunës me bazë gjinore.
RrGK bën thirrje që institucionet, partitë politike dhe shoqëritë civile që ta dënojnë këtë gjuhë dhe të angazhohen për një diskurs publik që respekton dinjitetin e secilit person, pa dallim gjinie




