Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Sekerinska, ka folur për rolin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë, si dhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se gjendja e sigurisë në Kosovë vazhdon të jetë prioritet për Aleancën, veçanërisht pas tensioneve në komunat veriore.
E pyetur për shtimin e forcave të KFOR-it në Kosovë, ajo tha se ky vendim u mor pas ngjarjeve të vitit 2023, për të garantuar pqen dhe sigurinë për të gjithë në Kosovë dhe lëvizjen e lirë.
Sekerinska tha se edhe pse fokusi kryesor i ministrave të jashtëm ka qenë parandalimi, mbrojtja dhe mbështetja e Ukrainës, shumë ministra kanë ngritur në takim rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.




