Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.
Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e kësaj partie karshi këtyre proceseve, me theks të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guérot për përgatitjet e intensifikuara të LDK-së për zgjedhjet nacionale, duke theksuar mobilizimin e plotë të strukturave në nivel vendi dhe duke finalizuar listën për deputetë me figura të dëshmuara profesionale, të reja e integruese, të cilat vijnë me vizion të qartë për zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit të së drejtës dhe modernizimin e vendit.
Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese dhe zhvillimore.




