Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se protesta në përkrahje të çlirimtarëve që do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi.
Ai tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike, ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrje masive në këtë protestë.
Ahmeti shton se drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.





