Bashkimi Evropian është duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë, veçanërisht ngërçin institucional që ka krijuar mungesa e formimit të Qeverisë dhe institucioneve të reja, që e çoi vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat janë caktuar të mbahen më 28 dhjetor.
Në prag të zgjedhjeve, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, në një përgjigje për RTV21, ka thënë se Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri stabile dhe plotësisht funksionale.




