Këtë vikend do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva të shtunën e pret Drenicën në shtëpi dhe po në të njëjtën ditë edhe Ballkani e pret Prishtinën e Re dhe Drita udhëton tek Dukagjini.
Ndërkaq të dielën, Prishtina e pret në shtëpi Ferizajin dhe Llapi do të jetë mysafir i Gjilanit.
Ndeshjet të gjitha zhvillohen nga ora 13:00.





