Ministri në detyrë i Administratës së Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se sot janë mbajtur mbledhje inauguruese në disa komuna, përfshirë dhe katër komunat veriore të Kosovës.
Sipas tij, gjithçka po zhvillohet në rregull dhe në përputhje me dispozitat që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës.
Krasniqi u uroj një mandat të suksesshëm dhe u dëshiroj punë të mbarë të gjithë kryetarëve të rinj.




