Në Shqipëri po vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilin deri më tani u miratuan 13 projektligje dhe 2 projektvendime.
Demokratët në fillim të seancës kërkuan një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama në lidhje me ankimin e tij të fundit në GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut, por që kjo kërkesë u rrëzua me 74 vota pro.
Pas një debati procedural që u shkaktua nga pozita e opozita, Kuvendi vazhdoi me zhvillimin e punëve dhe miratoi 13 projektligje dhe 2 projektvendime me shumicë votash për secilën.




