Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për zhvillimet aktuale politike në vend, e po ashtu edhe për mosformimin e koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Limaj përmendi dy faktorët kyç që ndikuan në mosrealizimin e këtij bashkëpunimi, e që sipas tij janë elektoratet e ndryshme të dyja partive dhe afati i shkurtër deri në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai megjithatë shpreson se me LDK-në do të mund të bashkëpunojë pas zgjedhjeve.




