Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike të Kosovës dhe zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai shkruan se hapja e PDK-së ndaj personaliteteve të pa përfshira në rrjedha politike, është e domosdoshme në këtë kohë vendimtare për kthesën e fortë që i duhet vendit, për të arritur fitore më 28 dhjetor, pasi që sipas tij, Kosova ka nevojë për ndryshim të kursit, menjëherë.
Personalitetet që duhet përfshirë sipas Lladrovcit janë: Sylejman Selimi, Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa, Atifete Jahjaga, Buna Mustafa, Kolë Krasniqi, vajzat e Profesor Çettës, Agatës dhe Donikës si dhe personalitete të tjera.
Ai shton se nëse e shohim përbërjen e degës së PDK-së në Prishtinë para dy dekadave kishte dhjetëra profesorë e doktor shkencash, të cilët sot i mungojnë PDK-së dhe Parlamentit.
Lladrovci thotë se Kosovës i duhet qartësim i rrugës dhe vlerave mbi të cilat u ndërtua.





