Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari Milaim Zeka ka shkuar sot në ambientet e SPAK-ut në Shqipëri.
Për momentin, nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij para këtij institucioni hetues.
Përpara hyrjes në objektin e SPAK-ut, Zeka është fotografuar duke u përshëndetur me disa gazetarë të pranishëm në afërsi të institucionit./Sinjali




